Me masat e marra u stabilizua dëmi prej 15 miliardë denarësh në Fondin Pensional

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) thonë se sjellja e papërgjegjshme e udhëheqësve të mëparshëm, politikat mashtruese dhe rritja pensioneve jashtë kornizave ligjore për 10 vjet ka shkaktuar zbrazëtirë prej rreth 15 miliardë denarëve në Fondin Pensional (PIOM).

“Me reformën e pensioneve qeveria aktuale e cila ka startuar nga fillimi i janarit, kemi siguruar paga të qëndrueshëm dhe vazhdueshmëri të rritjes së pensioneve, pa pasur nevojë për të ngrirë dhe pa rritur moshën e daljes në pension. Me Ligjin kemi sjellë përputhshmërinë e vazhdueshme të pensioneve. Pensionet do të harmonizohen dy herë në vit dhe atë me 100% me rritje të kostos së jetesës, në vend të 50% siç ishte më herët. Është miratuar edhe dispozita ligjore që do të ketë edhe më tej përputhshmëri të plotë të pensioneve nga 1 prilli, në qoftë se produktet e brendshme bruto në vitin e kaluar kanë pasur rritje reale mbi 4%”, citohet një njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Nga kjo ministri gjithashtu konfirmojnë se Qeveria në dy vitet e kaluara ka siguruar paga stabile dhe rritje të vazhdueshme të pensioneve. Kështu që në vitin 2016 pensioni mesatar arrinte 13.754 denarë, në vitin 2017 13.954 denarë, ndërsa në vitin 2018 14.421 denarë.