Me marrëveshjen kolektive kthehen një pjesë e të drejtave të administratës


Orar pune fleksibil, pagesë të regresit për pushim vjetor, mëditje për udhëtim zyrtar, të drejtën e ditëve të mungesës së paguar për rrethana personale dhe familjare, pagë gjatë pushimit vjetor dhe gjatë grevës janë një pjesë e përfitimeve që të punësuarit në administratën publike do t’i marrin me marrëveshjen kolektive të degëve që u nënshkrua sot në Qeveri.

Vlerësimet janë se do të përfshihen rreth 17.700 të punësuar në administratën shtetërore, gjykata, prokurori publike, institucione ndëshkuese-korrigjuese dhe edukuese – korrigjuese, prokuroria shtetërore, vetëqeverisja lokale, agjencitë, fondet dhe organe shtetërore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të punësuarit do të marrin K-15 në vlerë neto nga 9.00 denarë deri në fund të vitit. Një pjesë e mjeteve janë siguruar në Buxhet, ndërsa një pjesë do të sigurohen me ribalancin e Buxhetit.

“Me këtë marrëveshje që sot e nënshkruam, rregullohen të drejta më të mëdha dhe më të volitshme për të punësuarit. Këto janë një pjesë e të drejtave të cilat janë edhe në sektorin privat. Një pjesë e të drejtave praktikisht kthehen sepse ishin pezulluar si masë antikrizë me vendim të Qeverisë në vitin 2011. Pasi dukshëm i rritëm pagat në arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale dhe mbrojtje, vazhdojmë me përpjekjet për të drejta më të mëdha të punëtorëve dhe të pagave”, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, i cili së bashku me Sindikatën e AOGJSH-së e nënshkruan marrëveshjen kolektive.

Sipas kryetarit të Sindikatës së Sindikatën e AOGJSH-së, Pece Grujovski, procesi i negociimit nuk ka qenë i lehtë, por megjithatë të dyja palët kanë arritur të gjejnë zgjidhje dhe t’i tejkalojnë keqkuptimet. Marrëveshja kolektive, konsideron Grujovski, nuk duhet të shihet vetëm si pagesë e K-15, por si marrëveshje ku janë kthyer një pjesë e të drejtave që punëtorët i kanë pasur para vitit 2011.

“Regresi për pushimin vjetor shkaktoi shumë polemika nëse administrata publike duhet të marrë K-15 apo jo. Unë mendoj se duhet të marrë. Nuk mund të themi se administrata jonë është joefikase. Gjithkund ka jopunëtorë dhe kështu është edhe në administratë, por ka edhe punëtorë të zellshëm të cilët duhet të vlerësohen”, tha Grujovski.

Marrëveshja kolektive nuk do të vlejë vetëm për anëtarët e AOGJSH-së, por edhe për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore.

Lidhur me reagimet e një pjese të sindikatave për arsim dhe shëndetësi, ministri Mançevski sqaroi se bëhet fjalë për Marrëveshje kolektive të degëve e cila nënshkruhet me sindikatë përfaqësuese, dhe nuk bëhet fjalë për Marrëveshje të përgjithshme kolektive për sektor publik që do të vlente për të gjithë sektorin publik.

Sipas Mançevskit, nënshkrimi i marrëveshje së sotme nuk është marketing parazgjedhor dhe mbledhje të pikëve politike sepse, siç tha Kodo Zgjedhor është i qartë dhe i saktë dhe të njëjtat komente do të ishin edhe nëse marrëveshja do të nënshkruhej disa muaj më herët.

Nënshkrimi i sotëm i marrëveshjes kolektive vijon pas negociatave dy vjet e gjysmë midis Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhje Administratës dhe Sindikatës së AOGJSH-së. Kjo është marrëveshja e parë kolektive e degëve për administratën shtetërore të nënshkruar pas vitit 1995.

Baby Boo