Më keni fyer me 12 vjet burg, çfarë tha Igor Jug pas vendimit


I akuzuari Igor Jug para gjyqit në lidhje me kërkesën për shqiptimin e masës së paraburgimit ka thënë se po të ishte në vendin e tij amë në Kroaci, sikur të kishte bërë vetëm 10 përqind nga ajo që ka bërë për Maqedoninë, do të ishte shpallur hero, ndërsa këtu të shpallin terrorist. Jug ka thënë se “qeni i zhveshur” nuk mund të arratiset.

“Ekzistojnë dy tradhti më të mëdha që njeriu mundet ti bëjë, të tradhtojë atdheun dhe familjen. Jam krenar që asnjëherë nuk i kam tradhtuar dy familjet e mia. Ju vlerësoni nëse jam njeri i cili arratiset, sepse ne këtë gjë në Kumanovë e quajmë “qen i zhveshur”. Terroristët fshihen në shtete të huaja dhe lirinë e paguajnë me miliona. Ndërsa unë me çfarë të paguajë lirinë, ti trajnoj qentë e Viktor Orbanit? Më keni dënuar me 12 vjet burg dhe ndjehem i fyer, është dashur edhe unë të dënohem me 15 vjet” ka thënë Igor Jug i cili është në paraburgim, transmeton Alsat.

Për Igo Jug, prokuroria ka kërkuar që ti vazhdohet masa e paraburgimit.

Baby Boo