Me kamion drejt Anglisë, kapen 19 shqiptarë në Holandë


19 shqiptarë janë kapur nga policia holandeze, pasi ishin fshehur brenda një kamioni në Hoek të Holandës.
Sipas mediave, në kamion ishin 17 burra dhe 2 gra dhe destinacion të fundit kishin Londrën raporton abcnews.al.
Shoferi i kamionit ishte një 47-vjeçar nga Rumania i cili është arrestuar dhe do të mbahet nga autoritetet hollandeze deri në sqarimin e rrethanave.

Ai do të japë shpjegime të detajuar se si kanë mbërritur shqiptarët deri në Hollandë dhe si hipën në kamionin që ai drejtonte.
19 personat e gjetur në kamion ishin fshehur në zonën e rimorkios së kamionit dhe ishin nga mosha 19 deri në 43 vjeç.
Është ë njohur tashmë që shqiptarët në tentativë për tu larguar në drejtim të Britanisë përdorin Kamionët e transportit të mallrave duke u fshehur në to.

Baby Boo