“Ndonjëherë hamë darkë, ndonjëherë jo”, dilema e mbijetesës në Afganistan një vit pas ardhjes së talibanëve në pushtet


Në mesditë, Shakeela Rahmati nis ecjen e gjatë nga shtëpia e saj në një lagje të varfër drejt kodrave të Kabulit.

Gjatë rrugës, gra të tjera i bashkohen qetësisht. Do iu duhen 3 orë për të mbërritur në qendër të qytetit. Por çdo ditë ato i udhëheq uria që i gërryen dhe nevoja për të ushqyer fëmijët e tyre.
Destinacioni i tyre është një furrë buke, një prej të shumtave në Kabul ku gratë kanë nisur të grumbullohen pasditeve të vona, duke pritur me durim për ndonjë prej blerësve që mund t’iu japë pak bukë.

“Ndonjëherë hamë darkë, ndonjëherë jo”, thotë Rahmati. “Situata ka qenë keq për tre vjet, por viti i fundit ishte më i keqi. Bashkëshorti im u përpoq të shkonte në Iran për të punuar, por u dëbua”.

Kombet e Bashkuara shprehen se thuajse gjysma e vendit po përballet me urinë akute. Një raport i muajit Maj nga Komiteti Ndërkombëtar i Refugjatëve thotë se 43% e popullsisë së Afganistanit mbijeton me më pak se një vakt në ditë, ndërsa e afganëve që u vëzhguan e renditën ushqimin si nevojën parësore.

Baby Boo