Më i padukshëm e më i rrezikshëm se B-2; SHBA prezanton bombarduesin e ri B-21

Forcat ajrore amerikane kanë publikuar së fundmi konceptin e avionit të tyre të ri sekret, bombarduesin e gjeneratës së ardhshme B-21 Raider për të cilin mediat spekulonin që prej dhënies së njoftimit në shtator 2016.

Sigma Doors

Mjeti i ri gjigant do të ketë pajisjet më të fundit të padukshmërisë ndaj radarëve, të shoqëruara me kosto më të ulëta mirëmbajtjeje dhe operimi sesa bombarduesit B-2. Pentagoni ka porositur prodhimin e 200 avionëve B-21, me të cilët do të krijohet forca më e fuqishme ndërkontinentale në botë.

Operimi i tyre do të nxjerrë jashtë shërbimi bombarduesit B-1B Lancer e B-2 Spirit në fillim të viteve 2030s, ndërsa fluturimi i parë i tyre pritet rreth vitit 2025, në të njëjtën kohë kur pritet dhe debutimi i bombarduesve të parë të prodhuar në vend nga Kina, H-20, si dhe atij rus PAK DA. Modeli kinez H-20 besohet se është më i avancuari mes të treve në fazat e zhvillimit, por projekti mbetet sekret për Pekinin.