Baloski: Sjellja e papërgjegjshme vetëm se do t’i përkeqësojë gjërat


Pulmonologu Marjan Baloski për “TV24” theksoi se vetëm sjellja e arsyeshme do ta përmirësojë situatën. Sjellja e papërgjegjshme vetëm se do t’i përkeqësojë gjërat.

Për momentin në Klinikën “8 Shtatori”, thekson Baloski ka 41 pacientë, 15 prej të cilëve kanë pamje të rëndë klinike 9 janë në respirator dhe 6 me mbështetje të oksigjenit. Rezistenca e qytetarëve ndaj virusit dhe thirrjeve për dalje dhe për të festuar, na ka sjell në këtë gjendje.

“Ne duhet të kuptojmë më në fund se gjithçka që është ndërmarrë duhet të respektohet dhe se duhet të ndërtojmë vetë sjellje të arsyeshme. Virusi kudo ka simptoma të ndryshme”, tha Baloski.

Baby Boo