Me gjysmë milion euro garanci, Rashkovski kërkon të lirohet nga paraburgimi


Ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski ofron gjysmë milion euro garanci për dalje nga paraburgimi- njofton “360 gradë”. Prokuroria e Lartë Publike ka dhënë mendim pozitiv që Rashkovski të dalë në burgu i Shutkës kurse vendimin final duhet ta marrë Gjykata e Apelit.

Rashkovski është në paraburgim nga 21 prilli. Ai dyshohet për furnizim të softuerit derisa ishte sekretar i përgjithshëm i Qeverisë ndërsa sipas Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe Korrupsiot, përmes furnizimeve publike që ai i ka realizuar, është dëmtuar buxheti për rreth 180 mijë euro.

Baby Boo