Sozia e Borës apo e Elvanës? ‘Vipat e Bllokut’ demaskon Efin e Përputhen


Në rrjet nisën menjëherë komentet se mos ndoshta Efi është e afërmja e Borës nisur nga ngjashmëria siç e shihni edhe në foto apo në program tani.
Pak kohë më parë, Efi u përfol dhe për operacione plastike, teksa kudo qarkulluan foto të saj para famës. Konkurrentja i mohoi këto aludime dhe tha se nuk ka operacione.

Nuk vonoi shumë që të publikoheshin fotot para famës të konkurrentes dhe në rrjet po komentohet ndryshimi. Ajo nuk ngjan me askënd, sepse ka qenë shumë ndryshe dikur.
Shumë thonë që tani ajo ngjason me Bora Zemanin, të tjera e përafrojnë më shumë me këngëtarën e njohur Elvana Gjata. Duke parë foton e nxjerrë nga faqja Vipat e Bllokut, situata ka ndryshuar.

Kujtojmë se me profesion Efi është tatuatore dhe është një nga vajzat që djemtë po lënë kokën pas saj në emisionin e dashurisë në Top Channel.
Ndoshta po ta kishin njohur vite më parë nuk do të kishte të njëjtin impakt tek djemtë që janë në kërkim të njeriut të zemrës.

Baby Boo