Me dy gisht brekë dhe shpallet si VIP i veshur më mirë: Rita Ora në British Fashion Awards


Rita Ora mori të gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në tapetin e kuq të “British Fashion Awards”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare u shfaq me një fustann tyli të kuq, me të brendshme të kuqe dhe dy zemra metalike në pjesën e dekoltesë.

Këngëtarja e muzikës pop, 32 vjeç, e cila jeton në Londër, mori pjesë në ceremoninë vjetore të mbushur me yje të hënën mbrëma. Fustani i Ritës ishte nga stilistja shqiptare Nancy Dojaka.

Në sy ra edhe grimi i çuditshëm me luspa dhe me vetulla të zbardhura (alla Madonna kohët e fundit në tiktok).

Rita u zgjodh si numri 43 në listën e Vogue me 54 të ftuarit e veshur më mirë…me dy gisht mbathje.

Baby Boo