Gjermania shënon rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus tri ditë rresht


Në Gjermani, në 24 orët e kaluara numri i personave të infektuar me korona virusin e ri SARS-CoV-2 është rritur për 4974 raste.

Instituti për Sëmundjet Infektive në Gjermani Robert Koch njoftoi se numri i përgjithshëm i viktimave tani ka arritur në 2107.

Në Gjermani, për të tretën ditë radhazi, numri i të infektuarve është rritur pas një rënie prej katër ditësh me radhë në periudhën e mëparshme.

Gjatë 24 orëve u shënuan 246 vdekje të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2107.

Baby Boo