Me dokumente false, dy drejtuese në spitalin në Ohër kanë dëmtuar buxhetin për 141.746 denar


Është ngritur një padi penale kundër dy të punësuarve në Spitalin e përgjithshëm në Ohër për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe autorizimeve.

SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër M.K.(58) nga Ohri dhe O.L.(49) nga Struga.

E paditura e parë, si ndihmës drejtor për çështje ekonomike në spital në periudhën nga muaji shkurt i vitit 2012 deri në muajin nëntor të vitit 2015 ka përgatitur 13 urdhra për punë jashtë orarit me përmbajtje jo të saktë. E paditura e dytë si shef për furnizime publike në spital ka përgatitur dhjetë urdhra për punë jashtë orarit me përmbajtje jo të saktë.

Të njëjtat i kanë vërtetuar urdhrat me nënshkrimet e tyre si dhe me faksimilen me nënshkrim të shkurtuar nga drejtori i spitalit, pa lejen prej tij.

Të paditurat, për t`i vërtetuar urdhrat e përgatitura ia kanë dhënë shërbimeve kartelat për rregullsi të punëtores higjienike dhe me urdhër gojor e kanë obliguar që ta përdoren të njëjtën në orën 20.00 edhe pse të paditurat në vendet e punës kanë qëndruar deri në ora 16.00.

Me këtë, të paditurat kanë marr pasuri në formë ilegale në vlerë prej 141.746 denar duke e dëmtuar buxhetin e spitalit./Almakos/

Baby Boo