Më 15 korrik votuan rreth 250 mijë votues më pak se në zgjedhjet e 2016-tës


Në këto zgjedhje votuan afër 250 mijë votues më pak se në zgjedhjet e vitit 2016, gjë që besohet të jetë arsyeja për rritjen e numrit të deputetëve të partive shqiptare. Rezultatet e para jozyrtare janë në favor të koalicionit “Mundemi” me 46 deputetë të fituar, 2 më shumë se VMRO-DPMNE-ja dhe partitë e koalicionit, të cilat kanë 44 deputetë. BDI-ja paraprin në bllokun shqiptarë me 15 deputetë, 3 më shumë se koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. E majta ka fituar dy mandate dhe PDSH-ja një mandat.

Një njësinë e parë zgjedhore koalicioni “Mundemi” ka fituar 8 deputetë, VMRO-DPMNE-ja 7, BDI 2, ASH – AAA 2 dhe E majta 1. Në njësinë e dytë zgjedhore, VMRO-ja dhe Koalicioni “Mundemi” kanë fituar nga 7 deputetë secila kurse BDI-ja dhe Koalicioni Aleanca – Alternativa nga 3 deputetë. Në njësinë e tretë zgjedhore partitë shqiptare BDI dhe Koalicioni ASH-AAA nuk kanë marrë asnjë deputet, VMRO-ja paraprin me 10, Koalicioni “Mundemi” ka 9 dhe E majta 1 deputet.

Në njësinë e katërt zgjedhore, “Mundemi” dhe VMRO-ja kanë nga 10 deputetë. Asnjë mandat për asnjë parti tjetër. Në njësinë e pestë zgjedhore, dy partitë më të mëdha maqedonase janë përsëri me numër të njëjtë mandatesh, nga 8 secila, BDI-ja ka fituar 3 mandate dhe Koalicioni ASH – AAA 1 mandate. Në njësinë e gjashtë zgjedhore paraprin BDI-ja me 7 deputetë dhe pas saj me 6 deputetë është Koalicioni ASH – AAA. “Mundemi” ka fituar 4 deputetë, VMRO-ja 2 dhe PDSH-ja 1 deputet. Numri i përgjithshëm i deputetëve shqiptar, sipas listave aktuale është 29.

Në njësinë e parë është përzgjedhur Kastriot Rexhepi, Skender Rexhepi, Abdulla Saliu, Izet Mexhiti dhe Arben Ziberi. Në njësinë e dytë janë Muhamet Zeqiri dhe Bastri Bajrami nga koalicioni “Mundemi”, Afrim Gashi, Elmi Aziri dhe Safije Shaini Sadiki nga Koalicioni ASH dhe Alternativa, Arbër Ademi, Berat Ajdari dhe Merita Koxhaxhiku nga BDI-ja. Njësia e tretë dhe e katërt nuk do të përfaqësohen nga asnjë shqiptarë në Kuvend. Në njësinë e pestë, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët përfaqësohen me Syrija Rashidin kurse BDI-ja me Talat Xhaferin, Ismail Jahoskin dhe Arbana Pashollin.

Njësia e gjashtë përfaqësohet nga numri më i lartë i deputetëve shqiptarë për njësi. Mes tyre edhe katër liderë. PDSH-ja ka fituar një mandat për Menduh Thaçin, Nga koalicioni “Mundemi” është kreu i Besës Bilall Kasami dhe Fadil Zendeli. Nga BDI-ja është kreu i partisë Ali Ahmeti, Florin Besimi, Arta Bilalli Zendeli, Naser Nuredini, Bajram Rexhepi, Vjollca Ademi dhe Bajram Kadria. Rezultatet mund të ndryshojnë nga ankesat e partive në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, nga tërheqja individuale e deputetëve ose nga kalimi i tyre në poste të tjera./Fatlume Dervishi

Baby Boo