Mbyllen dy lokale në Gostivar dhe Tetovë, punuan jashtë orarit të caktuar, arre*stohen pronarët


Dje rreth orës 21.20, nëpunësit policor të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria 38 vjeçarin D.S, në objektin e tij hotelierik në rrugën “Boris Kidriç”. Objekti ka qenë i hapur dhe ka punuar edhe pas orarit të ndaluar dhe nuk ka respektuar masat kundër koronavirusit.

Objekti është mbyllur, ndërsa D.S është mbajtur në Stacionin policor në Tetovë dhe pas zbardhjes të tërësishme të rastit, do të përgatitet kallëzim penal nën dyshimin se ka kryer vepër penale ” mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”

Gjithashtu rreth orës 22.50 nëpunësit policor nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria B.S, 27 vjeç nga Debreshi, Gostivar, sepse objekti i tij ka qenë i hapur dhe në të kanë qenë dhjetëra persona. Pronari është mbajtur në Stacioni policor dhe kundër tij do të dorëzohet parashtresë adekuate. Kafeneja e tij përshkak se ka qenë pa firmë është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Baby Boo