Mbrojtja ankohet për dërgimin e Mijallkovit në Shtukë


Mbrojtja e ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov i cili mbrëmë ishte arrestuar, paralajmëroi se gjatë ditës do të paraqesë ankesë, sepse konsideron se pa u thirrur dhe marrë në pyetje është e palejueshme t’i caktohet masë e paraburgimit.

“Ligji për procedurë penale citon se çdo person duhet të thirret dhe të merret në pyetje dhe pas deklaratës së tij t’i caktohet masë e caktuar e paraburgimit”, deklaroi Antonio Apastolski, njëri nga avokatët e Mijalkovit.

Sqaroi se Mijalkov është arrestuar me arsyetimin se ekziston rrezik për arratisje.

Baby Boo