Mbreti lirohet nga burgu, tenton të vrasë djalin që i ka zënë fronin


Duket një histori e denjë për Shekspirin, por ka bërë bujë në të vërtetë lajmi për arrestimin e Buyelekhaya Dalindyebo, mbreti i klanit të fuqishëm AbaThembu në Afrikën e Jugut, i cili sipas autoriteteve po tentonte të vriste me sëpatë djalin e tij Azenathi dhe pjesëtarë të tjerë të familjes.

Mbreti 56 vjeçar, pinjoll i familjes që ka mbretëruar historikisht në pjesën lindore të Afrikës së Jugut dhe që si figurë shihet ende si lider i atij populli, nuk është hera e parë që karakterizohet për sjelljen e tij.

Ai sapo kishte dalë nga burgu me kusht pas 12 vitesh, i gjykuar fajtor për akuzat e tentativës së vrasjes dhe zjarrvënies së qëllimshme të shtëpive të familjarëve të tij.

Marrëdhënia e tij me familjen është tejet konfliktuale, me djalin që tashmë mban funksionet mbretërore, dhe babai nga i cili është distancuar çdo pjesëtarë i familjes, me akuzën se është thjesht një person i lig.

Dalindyebo, familjes të së cilit i përket edhe miti i Afrikës së Jugut dhe jo vetëm Nelson Mandela, kishte dalë në dhjetor dhe kishte kërkuar faljen nga presidenti Cyril Ramaphosa, por faktet e reja e shmangin tashmë këtë mundësi.

Baby Boo