4 persona nga Gostivari arrestohen në Tetovë, u gjendet marihuanë


Zyrtarët e policisë së Tetovës, dje (03-shtator) rreth orës 17:10 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë kanë privuar nga liria personat A.S. (18), E.J.(18) nga Gostivari dhe E.S.(19) dhe S.Sh.(19) nga fshati Vërbjan i Rekës së Poshtme.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre tyre dhe automjetit ,,Ford Fiesta” me targa të gostivarit me të cilin ishin transportuar, të menaxhuara nga E.S. është gjetë dhe konfiskuar marihuanë. Të katër personat janë mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të pasojnë parashtresa përkatëse.

Baby Boo