Mbi dy milionë banorë të Gazës përballen me mungesë të ushqimit, ujit dhe furnizimeve mjekësore


Pa ushqim, ujë dhe strehim, më shumë se dy milionë civilë në Gaza po kërkojnë strehim nga ofensiva e vazhdueshme ushtarake izraelite.

Ushtria izraelite ka shtyrë për disa ditë ofensivën të planifikuar tokësore në Rripin e Gazës për shkak të motit të keq.

Ofensiva tokësore duhej të fillonte këtë fundjavë, por u vonua për shkak të qiellit me re që do ta bëjë të vështirë për pilotët izraelitë dhe operatorët e dronëve të ofrojnë mbështetje ajrore për forcat tokësore, raportoi New York Times, duke cituar oficerë të lartë izraelitë.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se situata është shqetësuese.Nga aty, ata paralajmërojnë se detyrimi i mijëra pacientëve në Rripin e Gazës për t’u evakuuar në spitalet tashmë të mbipopulluara mund të jetë një “dënim me vdekje” për ta.

“OBSH dënon me forcë urdhrat e përsëritura të Izraelit për të evakuuar 22 spitale që kujdesen për më shumë se 2000 pacientë të shtrirë në shtrat në Gazën veriore. Evakuimi i detyruar i pacientëve dhe punonjësve shëndetësorë do të përkeqësojë më tej fatkeqësinë humanitare dhe shëndetësore”, thuhet në një deklaratë të OBSH-së.

Ushtria izraelite ende po i lejon civilët në Gaza të ikin në jug dhe ka përleshje në kufirin me Libanin.

Izraeli është zotuar të shkatërrojë grupin militant Hamas, pasi luftëtarët e tij pushtuan qytetet kufitare izraelite, duke qëlluar burra, gra dhe fëmijë dhe duke marrë pengje, duke vrarë mijëra në sulmin më të keq ndaj civilëve në historinë e vendit.

Që nga fillimi i luftës midis Hamasit dhe Izraelit, numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka kaluar 2300 dhe më shumë se 9000 janë plagosur.

Gaza tashmë po përballet me një krizë humanitare për shkak të mungesës në rritje të ujit, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore si pasojë e bllokadës izraelite, e cila ka shkaktuar edhe mbylljen e termocentralit të vetëm të saj për shkak të mungesës së karburantit.

Baby Boo