26 raste të reja me COVID-19 në Tetovë dhe rrethinë


Vendi ynë sot shënon 168 të infektuar 3 të vd*ekur dhe 70 të shëruar si pasoj e koronavirusit. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se 1470 teste të realizuara.
Ministria e Shëndetësisë

Në Shkup janë regjistruar 83 raste të reja në Kumanovë 8, Dibër 2, Shtip 6, Prilep 3, Tetovë 26, Strugë 5, Manastir 2, Ohër 8, Gostivar 8, Kriva Pallankë 1, Krushevë 1, Koçan 1, Probishtip 2, Makedonski Brod 1, Sveti Nikollë 4, Kërçovë 6 dhe Resnjë 1.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 3 vi*ktima të diagnostifikuara me Covid-19. Dy vik*tima janë nga Shkupi kurse vik*tima tjetër është nga Gostivari. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7572 persona të diagnostifikuar me Covid-19 prej të cilëve 3624 janë shëruar kurse 362 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit tonë 3586 raste aktive me Covid-19.

Baby Boo