Mbi 90 fëmijë janë evidentuar si viktimë të dhunës familjare në Maqedoni

Mbi 90 fëmijë vitin e kaluar janë evidentuar si viktimë e dhunës familjare në Maqedoni. Nga 903 vepra penale “dhunë familjare” të vitit të kaluar, në kuadër të së cilave janë evidentuar 976 viktima, gratë më shpesh kanë qenë cak i dhunës, transmeton Poralb.mk.

“Për fat të keq, në praktikën policore hasim në dhuna ku viktimë janë fëmijët në fushë e delikuencës së të miturve dhe të fushave tjera”, tha ministri Spasovski gjatë prezantimit të studimit “Parandalim, identifikim, denoncim dhe mbrojtje në rastet e dhunës ndaj fëmijëve – kontroll të mekanizmave nacional për përgjigje” që është hulumtuar nga “Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare” në partneritet me Zyrën e UNICEF-it.

Edhe pse dokumentimi dhe sanksionimi i këtyre veprave është faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm në menaxhimin e dhunës ndaj fëmijëve, ajo është një mjet nga mekanizmi për mbrojtje të fëmijëve dhe nuk mund të jetë koncept vetë në vete.

“Kuptohet, shteti ynë tashmë i ndjek standardet dhe praktikat evropiane, ka të vendosur sistem rregullativ që bashkon më shumë segmente institucionale në drejtim të mbrojtjes dhe parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve., përfshirë edhe ekzistimin e Trupit koordinativ nacional për mbrojtje të fëmijëve nga keqtrajtimi”, tha Spasovski.