Mbi 70 për qind të të sëmurëve me Kovid-19 janë nga Shkupi, Kumanova dhe Prilepi


Nga gjithsej 1.117 raste të regjistruara të të sëmurëve me Kovid-19 në shtetin tonë, 71,8 për qind janë në tre qytete. Shkup (n=388), Kumanovë (n=311) dhe Prilep (n=103), tregojnë të dhënat e Institutit për shëndet publik.

Sipas vendit të jetesës së përhershme/qëndrim të përkohshëm, raste të Kovid-19 janë regjistruar në 21 qytete në shtet.

Më së shumti të infektuar në 100.000 banorë, janë regjistruar në Kumanovë me 218 të sëmurë, në Dibër 183,8 dhe në Prilep 108,1 të sëmurë në 100.000 banorë.

Pacientët janë të moshës prej 0 deri 91 vjeçarë. Numri më i madh – 233 të sëmurë janë të moshës prej 50 deri 59 vjeçarë ose 20,9 për qind.

Nga rastet e paraqitura, për të cilët janë marrë të dhëna, 20,7 për qind janë ose kanë qenë të hospitalizuar gjatë sëmundjes, ndërsa raste tjera kanë qenë ose janë në mjekim shtëpiak dhe izolim shtëpiak, asimptomatikë ose me fotografi më të lehtë klinike.

Simptomet më të shpeshta te pacientët janë temperatura (64,3%), kollitje (54,1%), ethet (18,5%), kokëdhembja (17,5%), dhembja e fytit (15,7%) dhe frymëmarrja e vështirësuar (14,1%).

Tek 33,8 për qind nga personat e diagnostikuar, nuk janë regjistruar simptome të sëmundjes.

Janë regjistruar 194 raste të sëmundjes mes punëtorëve shëndetësorë, tregojnë të dhënat e ISHP-së.

Sipas epilogut të sëmundjes, te 929 persona janë raste aktive, 139 raste konsiderohen si të shëruar.

Janë regjistruar 49 raste të vdekjes, shumica prej të cilëve janë të moshës mbi 60 vjeçare.

Prej 15.02.2020 deri 16.04.2020 janë testuar gjithsej 10.859 materiale. Me këtë, në shtetin tonë janë bërë 5.247 teste në 1.000.000 banorë.

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OSHB, vlerësohet se rreziku për përhapje të mëtejshme të Kovid-19, në Republikën e Maqedonisë së Veriut është shumë i lartë.

Baby Boo