Mbi 1mijë e 600 policë do monitorojnë bregdetin për një sezon të sigurt


1607 efektivë policie do të shpërndahen në gjithë vijën bregdetare këtë sezon për të garantuar rendin dhe sigurinë. Lajmin e ka dhënë Drejtori i Rendit Publik, në Policinë e Shtetit, Albert Dërvishi, nëpërmjet një deklarate për mediat.

Dërvishi shtoi se nisma “Bregdeti Ynë” është në fazën e dytë dhe ka si qëllim lirimin e zonave të zëna nga ndërtime pa leje.
Bëri gjithashtu thirrje që lokalet të respektojnë kufizimit e orarit dhe rregullin për muzikën.

Baby Boo