Boki 13 u infektua me Covid-19, është i vaksinuar me dy doza


Bojan Jovanovski – Boki 13 tashmë e disa ditë është infektuar me Covid-19.
Informacionin për “Fokus” e ka bërë të ditur avokati i tij, Sashko Dukoski, i cili ka sqaruar se Boki 13 tani për tani nuk ka simptome.

Pozitiv është edhe shoku i qelisë në Burgun e Idrizovës, ku Boki 13 po vuan dënimin prej 9 vjetësh në rastin “Reket”.
Që të dy janë izoluar nga të burgosurit e tjerë.
Boki 13 para një muaji kishte marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

Baby Boo