Mbi 108 shqiptarë do të avansohen në MPB


Kritikat e shumta për mos avancimin me vite të shqiptarëve brenda MPB-së, kanë dhënë rezultate.

Zëvendës ministri për Punë të Brendshme Agim Nuhiu në pyetjen e Pa Censurë për këtë problematikë tha:

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se sapo kemi përfunduar listën e punësuarve të cilët do të avansohen brenda MPB. Dua të ndaj me ju, se për herë të parë ndodh që avancimet janë vetëm meritore dhe aspak të ndikuara” shtoi mes tjerash Nuhiu!

Zëvendës ministri Nuhiu gjithashtu tha se, shqiptarët në MPB avansohen vetëm në bazë të arsimimit dhe përgatitjes adekuate profesionale./PaCensurë

Baby Boo