Falja e Fitër Bajramit në një burg në Shqipëri(VIDEO)


Me rastin e Fiter Bajramit dita në burgun e Vaqarrit nis me falje. Në këtë ditë të shënuar të dënuarit kërkojnë falje për veprimin që kanë kryer. Gjithsej në Shqipëri në burgjet numërohen 16 xhami.

Edhe pse në mungesë lirie të dënuarit e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimve Penale të Vaqarrit kanë festuar Fiter Bajramin.

Behaudin Gashi ka qenë Imami i cili ka predikuar për këta besimtarë. Gjatë fjalës së tij ai tha që feja islame është ajo e tolerancës dhe se nuk ka asnjë lidhje me aktet terrosite që bëhen në emër të kësaj bindjeje fetare.

“Ne si besimtarë myslimanë e dimë mirë se feja islame nuk ka lidhje me asnjë lloj të keqeje, për më tepër me ato të këqija që sot kanë dal në shesh, ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi. Në si besimtarë myslimanë e dimë se feja jo vetëm që nuk nxit asnjërën prej të dyjave, por përkundrazi u del përballë me forcën e argumentimit kuranor”, tha Imami.

Afërsisht 30 të burgosur janë falur sot në xhaminë e institucionit. Andi Zeqillari, është dënuar me 7 muaj heqje lirie, para kameras ai shpreh pendesën për veprën penale që ka kryer.
“Me fenë islame kam rënë në kontakt që në vitin 2008. Jam i dënuar për lëndë narkotike dhe si çdo i ri gabon, por inshallah Zoti na udhëzoftë në rrugën e drejtë”, thotë Andi.

Xhavahir Shameti tregon se është arrestuar për vepren penale vjedhje. Në këtë ditë të shënuar ai kërkon minimumin e dënimit.

“Që të më mishërojë dhe dënimin ta marrë sa më të lehtë, sepse unë nuk kam bërë gjë”, deklaron ai.

Imami Behaudin Gashi thotë se përhapja e fesë islame në burgjet e vendit tonë ka sjell ndërgjegjësim dhe ndryshim në sjelljen e të dënuarve\

Baby Boo