Mbi 10 raste aktive me COVID-19 në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, kanë vizituar sot Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

Në këtë shtëpi momentalisht janë 13 persona që janë infektuar me koronavirus, ka njoftuar udhëheqësi i këtij instuticioni.

Ndërsa ministri Zemaj foli për përkushtimin e stafit shëndetësor ndaj banorëve në këtë shtëpi dhe premtoi që shumë shpejtë do të ndërtohet një objekt i ri për të moshuarit me kushte më të mira.

Baby Boo