“Mbështetje për ekonominë vendore”, afati për shfrytëzimin e mjeteve , deri më 31 korrik


Të gjitha kompanitë që kanë investuar dhe që kanë bërë punësime gjatë periudhës së vitit 2017, nga sot deri në fund të qershorit, do të mund ti kthejenë mejtet të cilat I kanë investuar perms një aplikimi të thjesht.

Në një konferencë për shtyp në qeveri, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev theksoi se permës të kalkulatorit të ashtuquajtur për investime që është përgatitur, çdo kompani para se të aplikojë për të zhfrytëzuar mbështetjen e qeverisë, por edhe pa investuar fare, do të jetë në gjendje të llogarisë sa fonde do të ketë mundësi të përfitoj si mbështetje nga ana e Qeverisë.

“Ajo për të cilën ne kemi folur thuajse 1 vit tani, prej tani ajo është realitet. Fillon të jetojë e ashtuquajtura “Mbështetje për ekonominë vendore”. Investitorët do ta pranojnë këtë, pavarësisht nëse janë të vendosura në zona të lira ekonomike apo nëpër lokacione tjera, ata do të jenë tanimë në gjendje të investojnë më me guxim”, tha Angjushev.
Dorëzimi i kërkesave nga ana kompanive do të mund të bëhet në mënyrë elektronike duke plotësuar një formular në mënyrë të thjesht që është publikuar në disa faqe internet si në faqen e Qeverisë, në faqen e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit Angjushev, në web faqen e Ministrisë së Ekonomisë, dhe në faqen konkurentnos.mk.
“E rumbullaksojmë procesin që e kemi njoftuar që nga formimi i Qeverisë reformtatore, këtë e kemi bërë në mënyrën më transparente të mundshme përmes debateve publike me të gjithë aktorët relevantë në proces. Një javë më parë kemi publikuar rregulloren sipas të cilës kompanitë do të mund të aplikojnë për të marrë mbështjen fianciare për investimin e bërë gjatë vitit”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
Aplikacionet që do të dorëzojnë kompanitë do të grumbullohen deri më 31 korrik, kurse në gusht dhe shtator do të realizohen edhe pagesat e para. (Tvm2)
Baby Boo