QSHP Kumanovë: Pesë të infektuar dhe 23 të shëruar nga Kovid 19


Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë, gjatë 24 orëve të fundit regjistroi pesë të infektuar të ri nga Kovid 19. Tre persona janë nga Kumanova, dy nga Likova. Sot është regjistruar edhe një pacientë i vdekur nga komuna e Likovës.

“Pozitiv nga Likova janë dy punonjës shëndetësor, një infermiere nga reparti i infektologjisë nga spitali i përgjithshëm dhe një laborant në Shtëpinë e shëndetit Kumanovë”, deklaroi drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, doktor Arif Latifi.

Janë regjistruar edhe 23 persona të shëruar nga të cilët tetë janë nga Kumanova, 15 nga Likova. Sot, sipas të dhënave të institucionit të Shëndetit Publik janë kryer 52 testime, prej tyre 13 janë teste kontrolluese.

Baby Boo