Mbërrin raporti “Venecias”, çfarë thuhet për shkarkimin e Metës


Raporti paraprak i Komisionit të Venecias për përplasjen Presidencë-Kuvend në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ka mbërritur në Tiranë.
Në raport thuhet se nuk ka bazë për shkarkimin e Presidentit. Në pikën 104 të draftit të raportit shpjegohet;

“Sipas analizës së bërë më lart, veprimet e Presidentit janë në përputhje me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës. Duke marrë parasysh interpretimin e nenit 179 të Kushtetutës, cituar më lart, veprimet e ndërmarra nga presidenti (dhe zyra e tij) janë në përputhje me interpretimin e arsyeshëm të Kushtetutës. Kështu që nuk ka bazë për shkarkimin e Presidentit”.

Pas kritikave që morën palët nga Venecia për publikimin e raportit të shkuar, ka hezitim për publikimin e plotë të tij.
Qartësimi i qëndrimit të “Venecias” do të bëhet vetëm pas publikimit të plotë të raportit, ku dhe do të jenë shkruar dhe argumentet e tyre. Ndërkohë, palët do të dërgojnë vërejtjet e tyre dhe raporti përfundimtar mund të ketë ndryshime.

Baby Boo