Ja si dallohen simptomat e Covid-it nga ato të gripi

Covid-19 është kryetema e këtij viti që po ikën dhe virusi është ende aty. Vala e dytë ka nisur dhe bashkë me të edhe virozat e stinës. Njerëzit e kanë të vështirë t`i ndajnë simptomat nëse janë prej koronavirusit apo prej gripit të zakonshëm.

Baby Shop Charli Baby Boo

Megjithatë një studim tregon se ka një dallim të dukshëm me sty gjendjeve dhe ajo është radha e simptomave. Një ekip studiuesish në Universitetin e Kalifornisë Jugore u përpoqën të kuptonin rendin më të zakonshëm sipas të cilit shfaqen simptomat. Për studim u përdorën të dhënat e 55 mijë rasteve në Kinë.

Bazuar në rezultatet e këtij studimi, radha e simptomave është kjo:
Ethe/ Temperaturë
Kollë
Të përziera dhe / ose të vjella
Diarre

Kur zgjeruan analizën e tyre për të përfshirë simptoma shtesë, rendi përsëri dukej i ngjashëm:
Ethe/ Temperaturë
Kollë
Dhimbje fyti, dhimbje muskulore ose dhimbje koke

Të përziera dhe / ose të vjella
Diarre
Dhe në fund humbja e shijes apo nuhatjes

Studiuesit gjithashtu krahasuan progresin e mundshëm të simptomave Covid kundër gripit dhe zbuluan se gripi kishte më shumë të ngjarë të fillonte me kollë në vend të temperaturës. Njerëzit me grip gjithashtu kishin më shumë të ngjarë të kishin dhimbje trupi, dhimbje koke dhe dhimbje fyti para se të kishin temperaturë.
Sigurisht që këto rezultate nuk janë universale, pasi ka njerëz që nuk kanë fare temperaturë nga Covid-i.

Një kufizim tjetër i këtij studimi është gjithashtu fakti se shumë njerëz nuk e mbajnë mend radhën e vërtetë të simptomave. Diferencën dhe diagnostikimin e bën tamponi dhe për këshilla dhe sugjerime i besohet vetëm mjekut.

Restorant Lumare