Mbaron seanca në Gjykatën Themelore të Shkupit ku akuzohen tre shtetas nga Shqipëria


Sot në Gjykatën Themelore të Shkupit, u mbajt seanca ku akuzoheshin tre shqiptarë nga Shqipëria për veprën penale nga neni 215 n 3 “Prodhim i pautorizuar dhe lëshim në qarkullim të mjeteve narkotike” ku dënimi sipas ligjit është i paraparë më së paku 5 vite heqje lirie, transmeton Pa Censurë.

Të akuzuar për këtë vepër ishin Gj.P, I.T dhe E.SH.

Të akuzuarin Gj. P e mbronte avokatja Artene Iseini e cila gjatë seancës u tregua këmbëngulëse gjatë prezantimit të dëshmive dhe kundërshtimit me fakte të dëshmive të Prokurorisë, ku arriti të bindë Prokuroren kundër krimit të organizuar M.XH, të bëjë rikualifikim të veprës penale ndaj klientit të saj në veprën penale, neni 365 nga Kodi Penal i RM, ku i njëjti nga Gjykata u denua me vetën 1 vit heqje lirie, duke i’u llogaritur paraburgimi qe ka kaluar në dënim.

Kurse I.T dhe E.SH gjithashtu shtetas të Shqipërisë dhe të akuzuar për të njëjtën vepër u dënuan me nga 6 vite heqje lirie./Pa Censurë

Baby Boo