E nxorën nga diskoteka në Austri, shqiptarit si del inati, padit pronarin dhe kërkon 3 mijë euro dëmshpërblim


Një shqiptar nga Kosova u detyrua të largohej nga një diskotekë në Austri, pasi sipas tij, menaxherët e kishin identifikuar si të huaj dhe i kishin kërkuar që të largohej.

Ndërkohë mediet austriake Kurier dhe Krone i kanë bërë jehonë këtij incidenti të ndodhur së fundmi atje.

Gazmend Bardhoku së bashku me disa shokë austriakë vendosen të shkojnë për t’u argëtuar në një diskotekë në Amstetten, të martën e kaluar, rreth orës 22:00.

Shqiptari ka treguar se pasi ka hyrë në diskotekë ka shkuar në banjo. Pasi është kthyer tek shokët e tij ata i kanë treguar se sigurimi ka kërkuar qe Bardhoku të largohet nga ambientet.

“Kur u ktheva nga tualeti, një nga shokët e mi më tha se një sigurim i diskotekës po kërkon të largohesha nga aty, sepse përmes shikimit të kamerës më kishin vërejtur se jam i huaj”, ka thënë Gazmendi për gazetën austriake kurier.

“Shkova të sigurimi dhe i pyeta se a është e vërtetë kjo që po thotë ky shoku? Sigurimi ma konfirmoi këtë, dhe me tha se ky rregull është që nga tetori i vitit të kaluar. Pa kundërshtuar tutje, u largova nga aty.

Sapo dola jashtë, takova dy shokë shqiptarë, të cilët u njihnin me pronarin. U tregova ngjarjen dhe bashkë me ta kërkuam ta takonim pronarin. Tek dera e hyrjes doli pronari dhe na vërtetoi se një rregull i tillë është në fuqi që nga një incident i mëparshëm që u zbatua duke përdor kamerat filmike“, tha Gazmendi.

Për Gazmendin ky është një diskriminim racor dhe dëshiron ta lërë më kaq, ndaj ka angazhuar avokatin Hubert Niedermayr i cili kërkon 3 mijë euro dëmshpërblim.

“Ne kërkojmë 3,000 euro dëmshpërblim për shkak të diskriminimit. Nuk ka vend për diçka të tillë në shekullin 21,” tha avokati. Ndërsa pronari i diskotekës nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Baby Boo