Matka është fituese e çmimit „Muzeu i vitit“ (FOTO)

????????????????????????????????????

Qendra ekspozuese Matka është fituese e çmimit „Muzeu i vitit“, çmim të cilin e ndan ICOM (International Council of Museums) – Maqedoni. Çmimi ndahet me rastin e 18 Majit – Dita Ndërkombëtare e Muzeve për Arritje të Veçanta në Veprimtarinë e Muzeve për vitin 2017.

EVN Maqedoni e hapi qendrën ekspozuese Matka vitin e kaluar dhe deri më tani është vizituar nga mbi 7.000 vizitorë, ndërsa ishte e prezantuar edhe në Konferencën Vjetore të Akademisë së Muzeut Evropian. Kjo është qendra e parënë Maqedoni e cila merret me shkencat teknike, shërbehet me qasje moderne për muzetë dhe përmbajtja është paraqitur në mënyrë zbavitëse dhe interaktive. Eksponati është i vendosur në ndërtesën e hidrocentralit të vjetër Matka, e cila ka rëndësi të veçantë për qytetarët e Shkupit për shkak se ka mundësuar rritjen dhe zhvillimin e qytetit gjatë shekullit 20. Projekti u parapri nga punë kërkimore intensive, ndërsa në ekspozitë sot mund të shihen gjësende origjinale të vjetra, materiale arkivore, filma, fotografi, intervista dhe modele interaktive të cilat ishin veçanërisht të përpunuara për këtë qëllim dhe nga të cilat vizitorët mësojnë gjatë testimit të mundësive dhe funksioneve të tyre.

Matka është e hapur çdo ditë nga ora 10 deri 15 përveç ditës së hënës.

ICOM është organizata më e madhe ndërkombëtare e punonjësve të muzeut, e cila është prezente në 136 vende dhe përbëhet nga më shumë se 35 000 anëtarë. Organizata gëzon status konsultativ në Këshillin Ekonomiko – Social të Kombeve të Bashkuara. Dega maqedonase e komitetit është formuar në vitin 1993 dhe që atëherë vendos standarde profesionale të cilat kontribuojnë në krijimin e veprimtarisë cilësore të muzeut.

 

Për Matkën mësoni më shumë në:

http://matka.com.mk/

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

Baby Boo