Mickoski premton gazifikim të lirë, kritikohet nga LSDM (VIDEO)


Hristijan Mickoski ka filluar ak*sionin “Maqedonia për të gjithë”, në kuadër të të cilës premton se me marrjen e pushtetit, do të zbatojë politika të kundërta me ato që zbatohen nga qeveria aktuale në sferën e gazifikimit. Sot nga Komuna e Gazibabës, kreu opozitar maqedonas premtoi energji elektrike më të lirë për të gjithë qytetarët, duke i cilësuar të gabuara politikat e aplikuara nga Qeveria Zaev.

Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-së
“Ne premtojmë gazifikimin e përafërsisht 50 përqind të amvisërive. Gjithashtu premtojmë kyçje falas në gaz, pa shpenzime shtesë. Kjo garanton sigurim të energjisë elektrike më të lirë. Ne nuk jemi një parti e mashtruesve politikë që themi një gjë para qytetarëve dhe bëjmë një tjetër, duke harruar premtimet. Ne jemi parti që e mban fjalën”

Për fushatën e premtimeve të Mickoskit ka reaguar LSDM-ja, e cila vlerëson se kreu i VMRO-së do të mbahet mend si drejtori më i pasuksesshëm i Termocentraleve në Maqedoninë së Veriut dhe kjo është arsyeja pse është më mirë që ai të heshtë për çështjet e energjisë.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë
“Mickoski ka pasur mundësinë, si drejtor ashtu edhe si këshilltar për energji i Nikolla Gruevskit, të bëjë shumë në temën e energjisë, në temën e burimeve ekologjike dhe të ripërtëritshme të energjisë. Por, përkundrazi, në kohën e tij, tarifa e lirë e energjisë elektrike u shfuqizua, çmimi i energjisë elektrike u rrit me 100 për qind dhe shteti varej nga importi i energjisë elektrike të shtrenjtë. Këto janë ‘rezultatet’ e Mickoskit në energji, kështu që sot askush nuk beson në premtimet e tij”.
Partia në pushtet deklaron se sot Mickoski kopjon projekte për gazifikimin e familjeve, kopjon konceptet “Kthim parash për qytetarët” dhe “Një shoqëri për të gjithë” të LSDM, në kohën kur nuk mund të ofrojë asgjë origjinale.

Baby Boo