Masat e reja anti-COVID: Në ceremonitë e va*rrimit lejohet vetëm familja e ngushtë, ndalohen të pamet


Në kuadër të vendimit të Qeverisë për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe lu*ftimin e pandemisë COVID-19, është përfshirë edhe kufizimi në rastet e va*rrimit dhe pritjes për ngushëllime.
Në bazë të vendimit, që pritet të hyjë në fuqi më 30 gusht, lejohen fu*neralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1.5 metër nga njëri-tjetri.

Kurse sa i përket të pameve, Qeveria ka marrë vendim që t’i ndalojë ato.
“29. Mbajtja e pritjes për ngushëllim/kryeshëndoshë ndalohet.”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Numri i personave në ambiente të mbyllura që është lejuar nga MSH’ja është 30.
Ndërkaq për grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme lejohen deri në pesëdhjetë persona.

Baby Boo