ASH: Parregullsi në tenderin për stadiumin në Tetovë


Aleanca për Shqiptarët hedh dyshime se Komuna e Tetovës në mënyrë të parregullt ka hapur tenderin për rindërtimin e stadiumit të qytetit. Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët, ka kërkuar nga Kasami po ashtu edhe sqarime mbi ndërtimet e dy fushave të reja të sportit që parashihen me këtë projekt, si dhe atë nëse Komuna e Tetovës ka planifikuar buxhet për ndërtimin e stadiumit të qytetit dhe kur ky buxhet është votuar në këshillin komunal.

“Si është e mundur një ndërmarrje transportuese e cila ka paraqitur humbje në anën tjetër të shpall tender milionëshe euro? A është paraparë ky furnizim publik në programin dhe në planin e Komunës së Tetovës në vitin 2023 kur është përpiluar buxheti dhe a është votuar i njëjti në Këshillin Komunal? A është e ligjshme që të fillohet procedura e tenderimit pa buxhet dhe pa konstruksion financiar, kur vetë komuna gjeneron borxh publik ndërsa ndërmarrja funksionon me humbje”, deklaroi Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët. /Alsat.mk

Baby Boo