Ma*sakër ndaj natyrës, pyjet në Maqedoni “zhvishen” për 38 mijë hektarë


Mas*akër e natyrës – kështu profesori universitar i Fakultetit të pylltarisë, Jane Acevski e përshkruan gjendjen e pyjeve në Maqedoni. Ai çdo ditë viziton pyjet dhe thotë se gjendja është katastrofale.

Në Maqedoni ekzistojnë dy forma të shk*atërrimit të pyjeve: prerja e cila shpeshherë është për shkak të varfërisë dhe bëhet për ekzistencë, dhe forma e dytë është pr*erja i*legale e cila kryhet nga grupe të organizuara kri*minele në bashkëpunim me institucionet kompetente.
“Sipas meje, tashmë, është vonë për të reaguar, megjithatë më mirë dikur se kurrë. Duhet institucionet të ndërmarrin ak*sion të gjer me të cilin popullit do t’i shpjegohet vlera e pyjeve. Ai moment material të cilin të gjithë e shfrytëzojnë “vje*dhim sepse na duhen para”, të gjithëve na duhen para por nuk vje*dhim”, shprehet profesori Acevski.

Përndryshe në Maqedoni mbi 300 roje të pyjeve mundohen të parandalojnë pr*erjen ile*gale të pyjeve. Në Karadak të Shkupit, ka vetëm katër. Punojnë në kushte dhe pagë minimale. Drejtorja e Pyjeve nacionale, Julijana Nikollova, thotë se do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të rojtarëve të pyjeve.
“Duhet të ngritim rolin e shërbimit të rojtarëve të pyllit për shkak se e dimë se me ingerenca të vogla dhe kushte të këqija për punë nuk mund të luf*tohet kundër diçka që është mirë e organizuar dhe më e madhe se vetë shërbimi brenda. Andaj do të insistoj në bashkëpunim me Qeverinë dhe me institucionet tjera të sigurohet punë e pandërprerë dhe kushte më të mira për njerëzit që punojnë në terren”, shprehet Nikollova.

Për t’i vënë fund pr*erjes i*legale, Nikollova propozon që të vendosen kamera në hyrjet e pyjeve.
“Ideja jonë është që ata rrugë, dalja patjetër të jetë e mbuluar me kamera si dhe depot. Që të kemi evidencë për hyrjen dhe daljen e pyjeve, për depot tona si dhe për depot private. Mendoj se në këtë mënyrë shumë do të përmirësohen punët”, tha më tej Nikollova.
Pyjet janë shënjestër e vjedhësve të organizuar të drunjtëve për shkak të vrimave në ligje, korrupsionit institucional dhe jashtë institucioneve, mos sank*sionimit si dhe kapacitetet e dobëta të policisë së pyjeve dhe rojtarëve të pyjeve.

“Tashmë do të fillojnë të paraqiten më shumë hapësira erozive, do të humbet hapësirë e madhe e pyjeve, erozioni do të bëjë dëm në hapësirat urbane, hapësirat bujqësore, cilësisë dhe sasisë së ujit dhe do të cenojë jetën e njerëzve”, vlerëson Acevski.
Nga viti 2001 deri në vitin 2019 nga prerja ilegale e drunjve sipas veglës së internetit Global Forestwatch në Maqedoni janë shkatërruar mbi 38 mijë hektarë pyje.

Baby Boo