Qindra qytetarë dhe artistë janë grumbulluar para Teatrit Kombëtar, nga ku nisën një marshim-protestë në drejtim të Kryeministrisë dhe Presidencës.
Marshim-protesta e tyre vjen disa ditë pas miratimit në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës të projektligjit që i hap rrugë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Protestuesit mbajnë në duar pankarta ku shkruhet: “Pa teatër nuk ka Europë”, ndërsa brohorisnin në kor fjalët: “Eja mblidhuni këtu këtu!”
Në fjalën e tyre aktivistët shprehen se nuk bëhet fjalë thjesht dhe vetëm për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, por për mbrojtjen e demokracisë.
“U bëjmë thirrje të githë qytetarëve shqiptarë, të bashkohen. Teatri nuk është vetëm i yni, është edhe i juaji! Poshtë diktatura! Poshtë oligarkët! Të gjithë shqiptarët duhet ta kuptojnë, nuk bëhet fjalë vetëm për teatër, por bëhet fjalë për demokracinë e munguar. Kjo nuk është kauza vetëm e teatrit, por është kauza e demokracisë”, u shpreh një prej organizatorëve në fjalën e tij.