Marrëveshja për emrin, pyetja kryesore e deputetëve në Kuvend


Opozita dhe shumica edhe një herë u përplasen për marrëveshjen me emrin edhe gjatë seancës parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve. Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së në vend të pyetjeve adresonin akuza dhe fyerje ndaj kryeministrit Zoran Zaev, në lidhje me arritjen e marrëveshjes me Greqinë. Deputeti opozitar Kërste Jovanovski tha që Zaevi në histori do të njihet si një tradhtar dhe lider gënjeshtarë.

Kur shitja që e keni bërë është verifikuar dhe është nënshkruar me nënshkrim, më nuk ka vend për dyshime. Ju sot padyshim jeni tradhtarë. Vetëm një i verbër apo ndonjë njeri tendencioz nuk mund ta shohë këtë tradhti tuajën. Ju në histori do të hyjni si lider gënjeshtarë si tradhtarë që e keni shitur emrin tonë të shenjt Maqedoninë, për interes material dhe për një copë pushtet – u shpreh Kërsto Jovanovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Me mjaft mllef u përgjigj kryeministri Zaev, duke thënë se ajo që e mundon VMRO-DPMNE-në, është se sa ishin në pushtet nuk arritën ta zgjidhin çështjen e emrit. Zaev edhe njëherë përkujtoi se:

Ju mund edhe të plasni nëse doni, se pse ju nuk jeni ata që e zgjidhët këtë çështje. Nga këtu buron i gjithë antagonizmi juaj i pambuluar të cilin e shpërndani në opinion.  Aspirata shekullore që të kemi shtetin tonë është përmbushur. Emri është precizuar me “e Veriut” sepse është fakt. Këtë e kemi mësuar edhe ne edhe ju, se ekziston Maqedonia e Egjeut, Maqedonia e Pirinit por ka një pjesë perëndimore edhe në Shqipëri – u shpreh  Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.

Deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli pyeti kryeministrin Zaev nëse bashkësive të tjera etnike në Maqedoni, do t’u shkruhet përkatësia e tyre kombëtare në dokumente. Ndërsa Zaev tha se nacionaliteti do të jetë i njëjtë për të gjitha qytetarët e Maqedonisë.

Në dokumentet e ri do të shkruajë, Maqedonase/qytetarë i Republikës së Maqedonisë Veriore. Gjithsesi me këtë do të ndryshohet Kushtetuta në pajtim me atë që do e thonë qytetarët në Referendum dhe kjo është bërë kështu pikërisht për aspektin se Maqedonia është shtet multientik, me popullatë dominuese maqedonase, më pas shqiptarët, turqit etj – theksoi Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.

Zendeli i pakënaqur me përgjigjen e kryeministrit, tha se shkruarja e të gjithë grupeve etnike në shtet si “Maqedonas”, është hap prapa për të gjithë qytetarët që nuk i përkasin grupit dominues të popullatës.

Besoj se fjalimi juaj ishte i sinqertë por edhe ju vetë e theksuat se Maqedonia është e përbërë nga një popullatë multietnike dhe andaj duhet të jetë edhe shtet multientik. Një version apo alternative e tillë, për shqiptarët do të ishte një hap prapa sepse deri tani shqiptarët kanë insistuar që në dokumentet e tyre personal të mos shkruaj Maqedonas sepse ne kemi identitetin tonë – deklaroi Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.

Gjatë pyetjeve të deputetëve, ekzekutivit iu parashtruan pyetje të ndryshme siç është, fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE, mungesa e revizionit në Bashkësinë Fetare Islame, ekonomia, drejtësia, shëndetësia etj.

Baby Boo