Marrëveshja për emrin, Osmani: Kapitull i ri i evropianizimit të vendit


Marrëveshja për çështjen e emrit, përveç se ka tejkaluar dallimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, nënkupton edhe kapitull të ri të europianizimit të shtetit  vlerëson zv.kryeminsitri për eurointegrime Bujar Osmani, ne një intervistë ekskluzive për  TVM2.

“Nënshkrimi i marrëveshjes është hapje e dyerve për NATO dhe BE. NATO do të thotë gjithçka,  për shqiptarët veçanërisht. Do të thotë paqe,  stabilitet,  mundësi për zhvillim ekonomik, vende të reja pune, standard të lartë ekonomik, cilësi në arsim, shëndetësi dhe  zhvillim kulturor” – deklaroi – tha Zv.kryeminsitri për eurointegrime, Bujar Osmani.

 

Kalendari për implementimin e marrëveshjes me  Greqinë është në harmoni me kalendarët e BE-së dhe NATO-s, dhe Maqedonia ka paraparë t’i arrijë afatet kohore për euro- integrime,  paralelisht me procedurat e fuqizimit të kompletuar të marrëveshjes, thekson Osmani. Por shton, se gjithsesi, gjithçka varet nga ndryshimet Kushtetuese.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është zhbllokim i anëtarësimit në NATO. Mendoj se presidenti Ivanov, nuk do të mund ta bllokojë marrëveshjen, pasi të gjithë përfshirë edhe Greqinë e dinë kontestin e brendshëm dhe ratifikimi në parlament do të jetë i mjaftueshëm për ta që të zhbllokojnë veton e tyre ose vërejtjet që kanë pasur deri tani. E kjo do të mundësojë që Maqedonia të marrë ftesë në samitin e NATO-s në korrik. Ratifikimi i ftesës që të bëhet e plotfuqishme, do të kushtëzohet me ndryshimet Kushtetuese. Procesi për anëtarësim në BRE është pak më i komplikuar pasi ka hezitim të disa vendeve anëtare që thonë se Europa nuk është e gatshëm për t’i hapur dyert Ballkanit janë procese paralele por në NATO nuk mendoj që do kemi problem, për be përveç mbylljes së çështjeve politike me fqinjët, është dilema e hezitimit të vendeve anëtare për zgjerim”. – tha Zv.kryeminsitri për eurointegrime, Bujar Osmani.

Sipas Osmanit, referendumi është mekanizmi që do ti  jep kuptim  të  plotë marrëveshjes për emrin te arritur nga Maqedonia dhe Greqia.

Baby Boo