MARRËVESHJA PËR EMRIN KALON NË QEVERI, NESËR SHQYRTOHET NË KUVEND


Marrëveshja me Greqinë për kontestin e emrit ka kaluar filtrin e parë, atë të pushtetit ekzekutiv. Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria e Maqedonisë ka miratuar propozim ligjin për ratifikimin e marrëveshjes dhe më pas i njëjti është përcjellur për në Kuvend për miratim nga ligjvënësit. Propozim ligji për ratifikimin e marrëveshjes do të mbajë edhe flamurin e Bashkimit Evropian.

MUHAMET HOXHA, ZHËNDËS I QEVERISË
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur sot ka miratuar propozim ligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë për zgjidhjen e kontestit disavjeçar të emrit. Ky propozim ligj pas miratimit nga ana e Qeverisë është dërguar me flamurin evropian për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”

Pas këtij vendimi të Qeverisë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka thirrur për nesër seancën ku në rend dite do të jetë marrëveshja me Greqinë. Ai ka njoftuar se gjatë ditës ka takuar kordinatorët e grupeve parlamentare, përfshirë edhe opozitën, dhe pret që nesër të votohet nevoja për miratimin e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes, ndërsa e gjithë procedura deri në votimin përfundimtar pritet të përfundojë deri të premten.

Shumica parlamentare ka numrat për ratifikimin e Marrëveshjes për çka mjaftojnë 61 vota. Pasi të kalojë Kuvendin, propozim ligji për ratifikimin e marrëveshjes i dërgohet Presidentit për nënshkrim.

Por, Gjorgje Ivanov shumë ditë më parë ka paralajmëruar se nuk do të legalizojë një marrëveshje të tillë. Në këtë situatë do të përsëritet rasti i njëjtë sikur me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kuvendi do të duhet të miratojë ligjin edhe një herë dhe më pas Ivanov do të jetë i obliguar ta nënshkruajë, por nuk dihet se si do të veprohet nëse ai nuk e bën këtë as për herë të dytë.

Por, mungesa e nënshkrimit të presidentit në Marrëveshje nuk pengon Qeverinë dhe shumicën parlamentare të vazhdojnë me implementimin e së njëjtës. Qeveria pas kësaj do të duhet të fillojë përgaditjet për referendumin për ndryshimin e emrit kushtetues të vendit, i cili duhet të mbahet gjatë muajve në vazhdim. Edhe për referendumin nuk është saktësuar nëse I njëjti do të jetë obligativ apo vetëm konsultativ.

Nëse zgjidhet variant i parë atëherë vendimi që sjellin qytetarët do të jetë I plotëfuqishëm, ndërsa nëse referendumi është vetëm konsultativ atëherë ndryshimi i Kushtetutës duhet të hyjë patjetër në Kuvend dhe shumica absolute mund të mer edhe vendim ndryshe nga ai që kanë sjellë qytetarët në referendum.

Ndërkohë, falë marrëveshjes së nënshkruar dje në Prespë, Maqedonia pret që në samitin e radhës të BE-së të mer datë për fillimin e negociatave, ndërsa në samitin e ardhshëm të NATO-s, ftesë për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike.

 

Baby Boo