Dosti: “Si e shihni ju që promovon BFI femrat pa xhihab”


Më bënë përshtypje postimet euforike/emocionale të dy Bashkësive Islame( Bashkësia Fetare Islame e RMV – Исламска Верска Заедница на РСМ dhe Bashkësia Islame e Kosovës) në përpjekje për të promovuar vajzat kosovare kampione olimpike. Dhe deri këtu ska asgjë të keqe, shumë mirë e bëjnë, e meritojnë.

Por përballë këtij promovimin, më lindën 2pyetje:
– e para, sa politikisht korrekt është 1promovim i tillë dhe a është ajo çka po promovohet në përputhje me “vlerat&parimet”që këto komunitete përfaqësojnë? (E kam fjalën a është e lejuar praktikimi i këtij sporti, sps hoxhallatë përfaqësues të komuniteteve në fjalë më kanë dhënë fetva që është “haram” kur dikur personalisht merresha me karrate dhe e ndala për shkak të këtyre fetvave)
– e dyta, a nuk do ishte më e drejtë (Dhe përsëri më politikisht korrekt) nëse këto dy bashkësi do të promovimin njëkohësisht EDHE arritjet e bashkëbesimtareve/praktikanteve muslimane (me ose pa hixhab)? Fjala bie Arbnora Fejza Idrizi ka thyer tre rekorde botërore dhe nuk di të kenë publikuar ndonjë letër me kaq afeksion nga vetë dora e kryemyftisë?
Tani unë e kam një tezë në mendje sepse ndodh e gjitha kjo, mund ta kem gabim..por do doja të dija edhe si e shihni ju.

Baby Boo