Marrëdhënie seksuale në këmbim të provimeve, dënohet me 5 vite burg profesori i Fakultetit të Drejtësisë


Burg për një profesor të Fakultetit të Drejtësisë.

Angelo Scala është dënuar me 5 vite burg 6 muaj dhe 20 ditë i cili akuzohet nga Prokuroria Publike e Napolit se kishte pyetur shumë studentë për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të kalimit në provim.

Sipas raportimit të hetuesve kjo ngjarje ka ndodhur midis pranverës së vitit 2019 dhe fillimit të vitit 2020, kur Scala ishte profesor në departamentin e Jurisprudenca e Universitetit Federico II. Sipas hetuesve të policisë, para se të mbaheshin datat e provimeve, takime paraprake mes profesorit dhe studentëve, bëheshin edhe jashtë Universitetit.

Në disa raste të konstatuara, provimet janë kryer formalisht në selinë e universitetit, por nuk janë kryer realisht në atë vend ose në disa raste nuk janë mbajtur asnjëherë, ku ndaj tij kishte lloje të ndryshme akuzash, duke përfshirë zhvatje dhe falsifikim. Gjyqtari refuzoi kërkesën për pagesë të përkohshme prej 20 mijë eurosh të bërë nga Universiteti Federico II pas padisë civile në gjykim.

Baby Boo