Histeri turkofobe në emër të “barazisë gjinore”

Nga Nada Dosti
Në gati 9 vite në Ankara, si gazetare e pavarur, kam marr pjesë në shumë pritje të ndryshme me protokoll të lartë, qofshin këto takime nëpër ambasada, zyra të agjensive të Këshillit Europian, kryeministri apo presidencë.
Si gazetare, si grua, si shqiptare, jam ndjerë gjithmonë e privilegjuar dhe tejet e respektuar më shumë se kudo tjetër.

Baby Boo

Dje, në një takim në Ankara, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është takuar me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, të cilët të dy duke qenë të të njëjtin rang janë ulur sëbashku në karrige (të cilën e kam prekur vetë nga afër, e nuk është prej floriri sikurse trumbetohet nëpër mediat dashakeqëse që duan ta tregojnë presidencën si një vend i zhytur në super lluks). Ndërsa presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ulet në një divan akoma më komod dhe më lluksoz se sa karriget në fjalë, m’u përballë ministrit të jashtëm Çavuşoğlu (që në foto nuk duket sepse është prerë qëllimisht).

Për disa analistëve që veprojnë me mijëra kilometra matanë detit, ky lloj gjesti është interpretuar si “lëshim protokollar”. Mirëpo nga këtu, nga Ankaraja, hapësirat presidenciale, të cilat i kam vizituar personalisht me dhjetra herë, mund të them me plot bindje se, ashtu sikurse në çdo vend të botës, stafi presidencial nuk vepron vetëm. Takime të këtij niveli gjithmonë zhvillohen me praninë e përgjegjësve të protokollit të të dyja palëve, të cilët paraprakisht bien dakort për të gjithë “ritualin” e pritjes, dhe kurrë “i zoti i shtëpisë” nuk vepron vetëm dhe pa miratimin e palës së mysafirëve.
Ata që shumë pak ose aspak nuk e njohin historinë, aq më tepër atë osmane, e kanë komentuar gjestin si “një veprim karakteristik i kohës së sulltanatëve ku gratë e kanë pas vendin në harem”. Njerëz të lexueshëm, që kanë minimumin e njohurive në histori, e dijnë shumë mirë se në periudhën osmane gratë kanë qenë lidere dhe politikëbërëse, duke përfshi këtu edhe sulltanesha me origjinë shqiptare (sikurse Mahidevram apo Safija nga Dukagjini). Për këtë ekzistojnë libra, botime, punime shkencore pafund. Mjafton të google-ohen fjalët kyçe “Women Leaders during the Ottoman Empire”. Të tilla burime mund të gjenden edhe për çështjen e haremit, një koncept ky tepër kompleks për t’u kuptuar nga turkofobë analfabetët, që njohin vetëm gjuhën e urrejtjes anti-turke dhe anti-Erdogan.

Nga njëra anë, Komisioni ka kërkuar prej zëdhënësit Eric Mamer që të komentojë mbi incidentin, i cili ndër të tjera theksoi se inspektimet e takimeve u kryen nga stafi i Këshillit Evropian. Të njëjtën gjë e vërtetoi edhe ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu. Këshilli Evropian, nga ana tjetër, nuk e komentoi publikisht incidentin, por duke folur jozyrtarisht për Politico.eu bëri të ditur se nga këndvështrimi i tyre protokolli ishte respektuar, duke qenë se Michel ishte zyrtari më i lartë evropiane i pranishëm gjatë atij takim.

Atëherë përse u dashka të kundërshtohej protokolli, sipas turkofobësve “idiotesk”, nga ana e zonjës Ursula? Ursula nuk është Merkel, e cila është fotografuar kushedi sa herë në atë karrike “alltani”. Pra e gjithë kjo histori ka ndodhur për një çështje që nuk ka aspak të bëjë me gjininë por me rangun: homologët ulen pranë ndërsa personat e një rangu më të ulët (meshkuj apo femra) ulen përbri.
Atyre kinse-feministeve që iu djeg kaq shumë shpirti për një takim që ndodhi në mes të Ankarasë, le të përpiqen që së pari të promovojnë meritokracinë e barazisë gjinore dhe jo diskriminim pozitiv për shkak të gjinisë. Nëse zonja Ursula do ta kthente një takim protokolli në një skandal për diskriminim pozitiv atëherë po që do të përmbushte paragjykimet që theksojnë stereotipin e grave histerike që duan t’i arrijnë gjërat me emocion dhe jo me llogjikë.

Po vështirë të kërkohet meritokraci nga persona të cilët janë mesuar me nepotizëm e korrupsion, që ushqehen dhe veprojnë sipas politikave të partisë e cila është përkujdesur për punësimin e këtyre pseudo feministeve.
Fotografitë që shoqërojnë këtë shkrim tregojnë dukshëm se në raste të ngjashme “burrat e rëndë” janë ulur në tavolinë me “gruan e cila ska çka përzihet në muhabete të burrave” dhe sqarojnë se në vend të thirrjeve histerike për gjoja barazi gjinore është mirë që të bëjmë një kërkim në lidhje me takime të ngjashme për të pasur një panoramë më të gjërë se si fuksionon diplomacia.
Të shohësh në një ngjarje diplomatike një veprim të qëllimshëm misogjinist është shpifje e a hapur, e nxitur nga njenja islamofobe dhe turkofobe, të përbëra nga një përzierje toksike paragjykimesh të kthyera në histeri për të tërhequr vëmendje dhe për të fituar pikë ndaj partisë që të ushqen.

Restorant Lumare