Markoviq: Mali i Zi nuk tërheq njohje shtetesh


Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq e ka quajtur të papranueshme dhe të turpshme deklaratën e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe Irinej për pozitën e serbëve në vendin e tij, transmeton Koha.net

Markoviq e ka porositur të parin e Kishës serbe se Mali i Zi nuk do ta revidojë vendimin e vet për anëtarësim në NATO.

“Mali i Zi nuk do të tërheqë vendimin përç njohjen e shteteve”, ka thënë Markoviq duke aluduar në përpjekjet e serbëve të Malit të Zi që ky vend ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kisha Ortodokse serbe, por e dhe politika zyrtare serbe, e akuzojnë për tradhti Podgoricën pasi ajo e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2010.,

KOS akuzon autoritetet malazeze për gjoja diskriminimin e që u bëhet serbëve në Ma të Zi.

Baby Boo