Morea Asani fituese e festivalit “Bletëzat 2020”


Sonte u mbajtë festivali për fëmijë “Bletëzat 2020”, në një format televiziv e jo në qendrën për kulturë si vitet e kaluara për shkak të pandemisë covid 19.

14 fëmijët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut konkuruan me video spote të përgatitura më parë nga organizatori i këtijë festivali Radio Bleta.

Fituese e çmimit të parë vlersuar nga juria profesionale është Morea Asani me këngën “Happy Birthday”, me teks dhe muzikë nga Avni Qahili.

Çmimin e Publikut e fitoi kënga “Motër dhe Vëlla” kënduar nga dueti Fiknete dhe Adnit Bilalli me tekst dhe muzik nga Laurie Ibrahimi, orkestruar nga Albert Cami.

Dy çmimet e dyta i fituan Françeska Kasa nga Shqipëria dhe Melisa Dervishi nga fshati Bogovinë.

Tre çmimet e treta i fituan Art Memedi, Diara dhe Melisa Aliu nga Kosova.

Çmimet si vijon i fituan:

Best Talent – Arta Sela – Dibër

Best Hit – Emeda Kërcini – Shqipëri

Best Spot – Bleona Meraj – Shqipëri

Muzika më e mirë – Brajan Rryta – Shqipëri

Vokali më i mirë – Erion Balanca – Dibër

Teksti më i mirë – Agnesa Çela – Dibër

Orkestrimi më i mirë – Fikneta dhe Adnit Bilalli

Festivalin Bletëzat 2020 këtë vit e finansoi Ministria për Kulturë e Rmv, kurse u mbështet nga Televizioni Koha me udhëheqëset e festivalit Iva Nasufi dhe Tuana Selami.

Baby Boo