Marketet monitorohen, flamuri i shtetit prodhues në çdo artikull ushqimor!


Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (MTI) është duke monitoruar operatorët ekonomikë për vendosjen e flamujve që tregojnë vendin e origjinës, në bazë të Udhëzimit Administrativ, që është nënshkruar nga ministri Endrit Shala më 29 dhjetor të vitit 2018, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeinspektori i MTI-së, Lulzim Syla, ka kërkuar nga bizneset që ta respektojnë Udhëzimin Administrativ të nënshkruar nga ministri Shala dhe sa më shpejt ta bëjnë vendosjen e flamujve tek malli, thonë nga MTI.

Syla bashkë me inspektorët e tregut sot ka vizituar disa pika shitëse në rajonin e Prishtinës, ku ka bashkëbiseduar me menaxherët e këtyre marketeve duke iu bërë me dije se monitorimi do të vazhdojë dhe marketet janë të detyruara ta zbatojnë urdhërin.

Në qytetin e Prishtinës sot janë vizituar disa pika shitjeje ku është kërkuar që ta respektojnë Udhëzimin Administrativ që është nënshkruar nga ministri Shala në dhjetor të vitit të kaluar.

“Në bazë të gjendjes në terren, vendosja e flamujve ka filluar në shumicën e marketve dhe ne i këshilluam se ligji duhet të respektohet që të mos detyrohemi të gjobisim”, ka thënë mes tjerash Syla.

Kryeinspektori ka bërë të ditur se ideja nuk është që bizneset të gjobiten, por t’u bëhet e ditur se duhet të respektohet udhëzimi që ka hyrë në fuqi!

Konsumatori duhet të jetë i informuar për prejardhjen e produkteve ushqimore!

Baby Boo