Mariçiç: “RMV t’i zbatojë reformat, s’na duhet referendum”


Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane dhe negociatori kryesor me BE-në, në paraqitjen e përbashkët me ekspertin kroat të integrimeve evropiane, Vladimir Drobnjak, tha se tani as që duhet referendum dhe se është nuk është korrekte të shtyhen qytetarët në atë drejtim nga opozita maqedonase.

Sipas tij, gjatë negociatave duhet të fokusohemi në ato çështje që do të na imponohen, të cilat kanë të bëjnë me reformat e brendshme, sundimin e ligjit, për mjedisin, dhe për transportin dhe bujqësinë e kështu me radhë.

Eksperti kroat Vladimir Drobnjak theksoi se në Kroaci ka pasur një konsensus kombëtar për nevojën e hyrjes në Bashkimin Evropian dhe se negociatat si projekt nuk kanë qenë asnjëherë objekt diskutimi në parlamentin e tyre kombëtar.

Baby Boo