Maradona jeton ashtu si ka luajtur, pa rregulla


Pasi shikuam paraqitjen e Maradonas në tribunat e ndeshjes se djeshme kundër Argjentinës dhe Nigerisë, ishte një rikujtim i dhimbshëm i vështirësive të tij por ne duhet t’i pranojmë ekstremitetet e tij dhe ta pranojmë që ai nuk është as i keq e as i mirë – por i të dyjave.

Përgjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Nigerisë kemi parë disa herë Maradonën e përgjumur në zonën VIP.

Është raportuar se ish-lojtari i Napolit dhe Bracelonës ishte nën ndikim të alkoolit, transmeton Gazeta Express. Argjentina arriti të fitojë kundër Nigerisë me rezultatin 2-1, dhe kështu duke siguruar vendin në fazën tjetër.
Marcos Rojo shënoi golin e fitores në fund të ndeshjes, ndërsa festimet e çmendura të Maradonas pas fitores së Argjentinës ende po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Pas përfundimit të ndeshjes, gjendja shëndetësore e Maradonas u keqësua dhe menjëherë u intervenua mirëpo asgjë e keqe nuk ndodhi, shëndeti i tij u përmirësua pas vështirësive që hasi si pasojë e konsumimit të alkoolit.

Baby Boo