Aksident i rëndë në rrugën Tetovë-Gostivar, lëndohen 4 persona


Dje në ora 17.00, ka ndodhur aksident trafiku, në autostradën Gostivar-Tetovë, në afro 850 metra, para Hyreje-Dalejs së Negotinës, ku ka ardhur deri te aksidentimi i tre veturave edhe atë: vetura e tipit ,,Tojota,, me targa të Gostivarit, e drejtuar nga personi T.I. (30) nga Gostivari, vetura ,,Mercedes,, me targa të Gjermanisë, e drejtuar nga personi Xh.J. (21) nga fshati Çegran, dhe vetura e tipit ,,Matiz,, me targa të Kumanovës, e drejtuar nga R.A. (36) nga Kumanova, njofton TetovaSot.

Pas aksidentit me anë të autoambulancës në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit, janë dërguar vozitësi i veturës ,,Tojota,, T.I. I cili ka marur lëndime të rënda trupore, edhe atë brinjë të thyera, ndërsa bashkëudhëtarja e tij T.M. ka marur lëndime trupre, dhe të dy janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Hetimet në vendin e ngjarjes i ka kryer ekipi i Stacionit policorë Gostivar.

Baby Boo